Maxence Lacroix është futbollisti më i ri i Chelsea. Qendërmbrojtësi 26-vjeçar është larguar nga Crystal Palace, për të nisur një aventurë të re me “Blutë e Londrës”, po në Premier League. Me klubin e ri, francezi ka firmosur një kontratë 6-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2032. Ndërkohë që për të siguruar shërbimet e tij, Chelsea ka shpenzuar rreth 60 milionë euro.
Kujtojmë se Lacroix e ka nisur karrierën në Francë me ekipin e Trelissac, ndërsa më vonë është aktivizuar edhe për FC Sochaux. Gjithashtu, 26-vjeçari ka luajtur me Wolfsburg në Gjermani.
