Infantino: Projekti i ri ndihmon futbollin

0%

Tani nuk ka më dyshime. Presidenti i FIFA-s Xhani Infantino e ka pranuar planin për krijimin e një kompanie paralele për menaxhimin e eventeve sportive dhe çështjet e marketingut të institucionit më të lartë të futbollit botëror. Ai thotë se diçka e tillë do të rriste ndjeshëm të ardhurat për futbollin, por konfirmon se për momentin është thjesht një propozim.

“FIFA Forward Enterprise është një propozim dhe një ofertë si pjesë e një procesi demokratik dhe një mundësi e mirë, por jo një detyrim. Kemi nisur thjesht konsultimet për këtë projekt. Do të jetë një kompani që do të menaxhojë kompeticionet e FIFA-s bashkë me reklamat dhe të drejtat televizive”, tha Infantino.

Ai është i bindur se krijimi kësaj dege brenda FIFA-s do të rrisë të ardhurat dhe do të ndihmojë të gjitha federatat. “Të ardhurat për federatat do të rriteshin nga 8 milionë dollarë në 20 milionë dollarë. Është një mundësi për të shpalosur potencialin e futbollit në çdo cep të botës, me meshkujt, femrat dhe të rinjtë”, tha Infantino.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas krijimit të kësaj dege brenda FIFA-s, ky institucion ka të drejtë që të shesë një përqindje të vogël tek palët e treta që kanë shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë e futbollit. Për miratimin e saj duhet që të votojë pro shumica e 211 federatave anëtare të FIFA-s.

UEFA është kundër këtij projekti dhe u ka kërkuar federatave të saj një mbledhje urgjente për të mos pranuar kërkesën e FIFA-s.

Burimi: Bota Sot