FOL i bën thirrje Kuvendit të Kosovës të forcojë mbikëqyrjen dhe

0%

Në kuadër të nismës “Llogaridhënia në Zbatimin e Ligjit të Punës dhe Transparenca e të Drejtave të Punëtorëve”, Lëvizja FOL ka publikuar një dokument politikash të bazuar në monitorimin e efikasitetit gjyqësor në trajtimin e kontesteve të punës dhe vlerësimin e performancës së Inspektoratit të Punës.

Dokumenti ofron një analizë të kombinuar të funksionimit të sistemit të zbatimit të legjislacionit të punës në Kosovë, duke evidentuar progresin e arritur, sfidat ekzistuese dhe fushat ku nevojiten ndërhyrje dhe reforma prioritare për të garantuar mbrojtje më efektive të të drejtave të punëtorëve.

Në kuadër të rekomandimeve, FOL i bën thirrje Kuvendit të Kosovës që, përmes funksionit të tij legjislativ dhe mbikëqyrës, të kontribuojë në krijimin e një kornize më të qartë dhe më efektive për zbatimin e legjislacionit të punës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dokumenti rekomandon shqyrtimin e nevojës për ndryshime dhe plotësime ligjore që qartësojnë kompetencat e Inspektoratit të Punës, forcimin e mbikëqyrjes parlamentare mbi mekanizmat përgjegjës për mbrojtjen e të drejtave të punëmarrësve, si dhe kërkimin e raportimit periodik nga institucionet përgjegjëse për zbatimin e legjislacionit të punës dhe progresin në adresimin e sfidave të identifikuara.

Gjetjet dhe rekomandimet e dokumentit synojnë të kontribuojnë në forcimin e llogaridhënies institucionale, rritjen e efikasitetit në trajtimin e kontesteve të punës dhe përmirësimin e zbatimit të legjislacionit të punës në Kosovë.

Burimi: Bota Sot