​Haziri para Kuvendit të LDK-së: Do të dialogojmë dhe do ta gjejmë

0%

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, para nisjes së punimeve të Kuvendit tha se interesimi i madh për këtë proces konfirmon peshën dhe rolin që, sipas tij, LDK-ja ka në jetën politike të vendit. Ai deklaroi se pavarësisht rezultatit të fundit zgjedhor, partia ka hyrë në një proces të debatit të brendshëm në kuadër të demokracisë së saj të brendshme.

Haziri tha do të dialogojnë për këtë proces për të gjetur rrugën më të mirë dhe të vazhdojë me ndërtimin e institucioneve. Haziri: Do të dialogojmë dhe do ta gjejmë rrugën më të mirë “Kjo është arsyeja e këtij interesimi, që e konfirmon peshën dhe rolin e LDK-së në jetën politike, pa të cilën nuk zhvillohen procese dhe nuk realizohen ëndrrat e askujt.

Pavarësisht rezultatit të fundit, ne kemi hyrë në kufijtë e debatit të brendshëm dhe në kuadër të asaj që quhet demokraci e brendshme. Mocioni lidhet me kryetarin e LDK-së dhe kjo është shfrytëzuar nga kolegët tanë, të cilët e kanë organizuar atë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ne e kemi respektuar këtë proces, sot do të dialogojmë dhe do ta gjejmë rrugën më të mirë që LDK-ja ta realizojë këtë kërkesë, për të kaluar më pas te kërkesa e dytë, e cila lidhet me shtetndërtimin, ndërtimin e institucioneve, funksionimin e Republikës dhe gjithçka që lidhet me të ardhmen.” , deklaroi Haziri.

Sipas Hazirit, vendimi për mocionin i takon delegatëve të Kuvendit dhe do të merret në përputhje me Statutin e partisë. Haziri: Gjithçka është e rregulluar me normat statutare dhe ne do t’u përmbahemi atyre “Kryetari i LDK-së e ka betejën me delegatët e LDK-së. Gjithçka është e rregulluar me normat statutare dhe ne do t’u përmbahemi atyre”, tha Haziri.

Burimi: Bota Sot