Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka dhënë detaje rreth procesit të votimit në Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK’së. Muhaxheri ka treguar se Prishtina e Peja e kanë përfunduar votimin dhe se tashmë janë duke votuar delegatët e Mitrovicës. “Është e dyta pas Degës së Prishtinës. E kemi kry si e dyta. Tash është t’u votu Mitrovica. Procesi po duket demokratik.
Qetë, po shkon në rregull”, ka thënë Muhaxheri . Ai ka folur edhe për atë nëse ka presion ndaj delegatëve, duke thënë se brenda sallës s’ka diçka të tillë dhe se I kanë pasru 14 ditë në funksion për të bërë presion. “14 ditë kanë qenë për me bo presion.Vetë fakti që I kanë thirrë ka 5-6 herë nënshkrusit, tregon vetë”, ka thënë Muhaxheri tutje.
