Dyshime, menaxheri i Kristian Prengës sqaron të vërtetën pas duelit

0%

Teksa kanë kaluar 5 ditë nga ndeshja në ring mes Anthony Joshuas dhe Krist Prengës në Xhedah të Arabisë Saudite, që përfundoi me suksesin e britanikut që në raundin e dytë, të shumta kanë qenë qëndrimet lidhur me përfundimin e parakohshëm të kësaj përballje, ndërsa ka patur edhe nga opinione që e cilësonin si ndeshje të shitur.

Mirëpo, këto spekulime kanë marrë fund, pas një deklarate të menaxherit të boksierit shqiptar, Keith Sullivan, i cili sqaroi njëherë e mirë të vërtetën, pse kjo garë përfundoi kaq shpejt për Prengën, pas asaj nisje të “zjarrtë” në raundin e parë, kur rrëzoi dy herë rivalin e tij. “Energjia e tij u shterua që në raundin e parë.

Udhëzimet në këndin tonë për të dytin ishin: Vazhdo kështu siç po bën, madje presionin, mbylli hapësirat me xhab (goditje direkte me dorën e parë) dhe kur të të jepet mundësia, rrëzoje. Kur ra zilja për raundin e dytë, Kristiani u ngrit nga stoli për të filluar dhe më tha se ndihej si të ishte kthyer përsëri në atë shtrat ku kishte qëndruar për 8 ditë, para ndeshjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mezi mbushej me frymë dhe nuk kishte fare energji”, është shprehur Sullivan. Kjo përballje mes Joshuas dhe Prengës, përtej rivaliteti në ring, dëshmoi edhe një moment të veçantë respekti mes tyre, ndërsa ajo çfarë bëri më shumë bujë në rrjetet sociale, ishte momenti kur britaniku mori flamurin shqiptar duke e hedhur mbi supe krahas atij britanik.

Po ashtu, edhe vlerësimet e tij ndaj shqiptarit nga Mirdita nuk u kursyen.

Burimi: Bota Sot