Aleanca në Istog kërkon hetim për tenderin mbi 593 mijë euro në

0%

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Istog, ka reaguar lidhur me raportimet për procedurën e tenderit në vlerë prej mbi 593 mijë eurosh për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës dhe Parkut në Vrellë, duke kërkuar hetim të plotë institucional.

Sipas reagimit të Aleancës, pretendimet e një operatori ekonomik, i cili thuhet se ka paraqitur kallëzim penal, se procedura është bllokuar për më shumë se 300 ditë dhe se një dokument financiar i rëndësishëm nuk është gjetur, ngrejnë shqetësime serioze që, sipas tyre, nuk mund të trajtohen si çështje të zakonshme administrative.

AAK-ja thotë se kur bëhet fjalë për shpenzimin e qindra mijëra eurove të parasë publike, çdo vonesë, mungesë dokumentacioni dhe vendimmarrje duhet të sqarohet dhe të ketë përgjegjësi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në reagim thuhet se kryetari i Komunës së Istogut kishte premtuar investime në Vrellë, zhvillimin e turizmit dhe krijimin e infrastrukturës për ta shndërruar zonën në një destinacion të rëndësishëm turistik, por sipas Aleancës, qytetarët po përballen me projekte të zvarritura dhe investime që nuk po japin rezultatet e pritshme.

Aleanca kërkon nga organet kompetente që të hetojnë nëse gjatë këtij procesi ka pasur shkelje ligjore, keqpërdorim të detyrës zyrtare, konflikt interesi apo keqpërdorim të parasë publike. “Ne nuk paragjykojmë përgjegjësinë e askujt, por as nuk mund të lejojmë që dyshimet serioze të mbulohen me arsyetime administrative.

Nëse ligji është shkelur, përgjegjësit duhet të japin llogari”, thuhet në reagim. Në fund, Aleanca thekson se do të kërkojë transparencë të plotë për këtë procedurë dhe përgjegjësi për çdo veprim apo mosveprim që, sipas saj, ka dëmtuar interesin e qytetarëve të Istogut.

Burimi: Telegrafi