Aktivisti: Diaspora njofton protestë masive kombëtare të shtunën e 1

0%

Diaspora shqiptare lajmëron se të shtunën e 1 gushtit do mbajë një protestë kombëtare masive në bulevardin para kryeministrisë, për të kërkuar largimin e qeverisë dhe ndryshimin e sistemit politik. Lajmin e dha një prej aktivistëve të protestës popullore, duke lexuar njoftimin e Diasporës.

“Diaspora ka njoftuar në datë 1 gusht, të shtunën, do mbahet në Tiranë protestë kombëtare në bulevard”, tha ai. Më tej shpjegoi dhe apeloi që të gjithë shqiptarët dhe emigrantët t’i bashkoheshin sheshit atë ditë.

“I bëjë thirrje të gjithë shqiptarëve që përderisa ata nga diaspora po marrin rrugë të gjata, po marrin aviona për të ardhur këtu që të kërkojnë dorëheqjen e Ramës, nuk është arsye që ne të mungojmë”, tha aktivisti. Ai më tej vuri në dukje se edhe socialistët po e braktisnin Edi Ramën dhe PS-në, sikurse lëvizja qytetare në Poliçan, me protestën kundër reformës territoriale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot