Aksion i gjerë në Prishtinë: Inspektohen 65 auto-parkingje,

0%

Njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Prokurorinë e Shtetit, kanë zhvilluar të mërkurën një aksion të gjerë kontrolli në rajonin e Prishtinës. Fokus i këtij aksioni ishte luftimi i shmangies nga tatimi, me ç’rast janë inspektuar gjithsej 65 auto-parkingje.

Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, gjatë kontrolleve të ushtruara në terren janë identifikuar shkelje të ndryshme ligjore. “ Gjatë inspektimit janë evidentuar shkelje të ndryshme, të cilat do të trajtohen nga autoritetet sipas kompetencës ”, thuhet në raportin policor.

Aksioni është realizuar rreth orës , ndërsa autoritetet kompetente pritet të ndërmarrin masat përkatëse ligjore ndaj subjekteve ku janë gjetur parregullsi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot