19 vjeç, por me statistika të frikshme – ja pse Real Madridi po e

0%

Real Madridi ka gjetur kartën e tij të munguar në sulm te afrikani Yan Diomande. Ish-lojtari i Leganesit iu bashkua Leipzigut një vit më parë për 20 milionë euro dhe ndan shumë karakteristika me yllin e Los Blancos, Vinicius Junior. Transferimi i 19-vjeçarit te Real Madridi është shumë pranë realizimit, ndërsa Leipzig pritet të përfitojë nga 115 deri në 120 milionë euro.

Madridi është duke riformuar skuadrën para sezonit të ri, pas dy edicionesh pa trofe. Fillimisht emëroi Jose Mourinhon në stol dhe më pas realizoi katër afrime: Marc Cucurella, Denzel Dumfries, Ibrahima Konate dhe Bernardo Silva. Diomande pritet të jetë përforcimi i pestë i shumëpritur.

Gazeta spanjolle Marca ka analizuar pikat e forta të Diomandes, duke theksuar se ylli afrikan nuk është, ndryshe nga Viniciusi, një anësor që dallohet për qetësinë me topin apo aftësinë për të lidhur repartet. Ajo që e karakterizon Diomanden është impakti i tij vertikal në lojë. Ai është i shpejtë, preciz dhe i bekuar me një përshpejtim të jashtëzakonshëm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në Kupën e fundit të Botës, shpejtësia maksimale e tij arriti në 34.7 km/h, edhe pse kjo shifër mbetet pas sulmuesit francez të Real Madridit, Kylian Mbappes, i cili regjistroi 37.6 km/h. Driblimi është një tjetër armë e rëndësishme e tij.

Diomande realizoi pothuajse dyfishin e driblimeve të suksesshme (118 nga 213 tentativa) krahasuar me dribluesin e dytë më të mirë në Bundesligë sezonin e kaluar, Michael Olisen (65 nga 149 tentativa). Por ajo që e dallon më shumë Diomanden nga Viniciusi është versatiliteti i tij.

I aftë të luajë në të dy krahët e sulmit, afrikani sezonin e kaluar te Leipzig luajti shumë më tepër në krahun e djathtë (1.591 minuta) sesa në të majtin (478 minuta). Pse po vonohet transferimi i Diomandes te Real Madridi? Fabrizio Romano zbulon arsyen e vërtetë Marca ka krahasuar paraqitjet e tij në të dyja krahët për të kuptuar se ku paraqitet më mirë.

Në krahun e djathtë, Diomande zakonisht merr topin në këmbë në një pozicion të gjerë, pranë vijës anësore, dhe tregohet më i kujdesshëm në vendimmarrje. Ai kontrollon topin, tërheq kundërshtarin, analizon situatën dhe nëse nuk gjen zgjidhje, tenton përsëri.

Duke luajtur me këmbën e tij natyrale, ai kërkon hapësira në krah, tenton të arrijë deri në vijën fundore dhe më pas të kthejë topin prapa. Si në vend, ashtu edhe në lëvizje, ai zakonisht i mposht mbrojtësit falë forcës fizike, fuqisë dhe ndryshimit të ritmit, më shumë sesa përmes driblimeve të ndërlikuara.

Depërtimi diagonal drejt qendrës nuk ka ende saktësinë e një lojtari natyral me këmbën e majtë si Olise, dhe kjo është e kuptueshme. Këmba e majtë e Diomandes mbetet më shumë një mjet sesa një armë, edhe pse ai e ka përdorur me sukses në disa raste për të shënuar gola sezonin e kaluar, sidomos kur e zhvendoste topin në momentin e fundit në hyrje të zonës.

Megjithatë, ai e përdor shpesh këtë aftësi në aksione të gjata dhe të fuqishme për të kaluar kundërshtarët./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi