Vazhdon puna për shuarjen e zjarrit në deponinë e mbeturinave në

0%

Puna për shuarjen e zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sferkë të Thatë të Pejës po vazhdon pa ndërprerje, ndërsa ekipet emergjente janë duke punuar për vënien e plotë të situatës nën kontroll. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Pejës, Luan Voci, ka bërë të ditur për Radio Pejën se intervenimi në këtë zonë po vazhdon me intensitet të lartë.

Situata me zjarret në Pejë nën kontroll, komandanti i zjarrfikësve: Zjarri në deponinë e Sferkës ishte sfida më serioze Sipas tij, ekipet e angazhuara janë duke bashkëpunuar me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe duke përdorur makineri të rënda për të lokalizuar dhe shuar plotësisht vatrat e zjarrit.

“Punët për shuarjen e zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sferkë të Thatë po vazhdojnë pa ndërprerje. Jemi duke punuar së bashku me FSK-në dhe me makineri të rënda për ta menaxhuar situatën dhe për ta shuar zjarrin në tërësi”, ka deklaruar Voci. Ai ka bërë të ditur se prioritet mbetet eliminimi i rrezikut dhe stabilizimi i plotë i gjendjes në këtë zonë. / Telegrafi

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi