Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Domen të Shkodrës, ku një banesë është shkrumbuar nga flakët. Polcia e Shqipqërisë bëri të ditur se nga veprimet e para dyshohet se si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasja B. Ç., 24 vjeçe, dhe dy fëmijë të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë. Sipas policisë, ngjarja është regjistruar në fshatin Domen rreth orës .
Tani për tani nuk bëhen ende me dije më shumë detaje mbi ngjarjen, dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Vijon…
