Joan Laporta përfundon në spital pas aritmisë kardiake, presidenti i

0%

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka kaluar një problem shëndetësor pasi u shtrua në spital për shkak të një aritmie kardiake. Lajmin e ka bërë të ditur vetë numri një i klubit katalanas, i cili ka siguruar se gjendja e tij është stabilizuar pas trajtimit mjekësor.

Laporta, 64-vjeçar, kishte planifikuar të udhëtonte në Angli për të ndjekur nga afër përgatitjet parasezonale të Barcelonës, por udhëtimi u anulua pasi mjekët i zbuluan një çrregullim të ritmit të zemrës. Pas trajtimit të kryer në një spital në Barcelonë, ritmi i zemrës së tij është rikthyer në normalitet. “Gjithçka shkoi mirë. Ma korrigjuan aritminë.

Zemra ime po rreh përsëri në mënyrë ritmike”, shkroi Laporta në rrjetet sociale, duke falënderuar mjekët, infermierët dhe stafin shëndetësor që u kujdesën për të. Për shkak të kësaj situate, presidenti i Barcelonës nuk do të udhëtojë me skuadrën në Angli për fazën përgatitore, pasi mjekët i kanë rekomanduar të pushojë dhe të shmangë udhëtimet me aeroplan për disa ditë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, klubi katalanas po vazhdon përgatitjet për sezonin e ri, ndërsa Laporta pritet të rikthehet gradualisht në aktivitetet e tij pas rikuperimit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com