Shtatë të lënduar në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

0%

Shpërndaje në: Shtatë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e së mërkurës në autostradën “Ibrahim Rugova”. Policia ka njoftuar se rreth orës ka pranuar informatën për aksidentin, në të cilin janë përfshirë një kamion dhe dy vetura.

Si pasojë e aksidentit, shtatë persona kanë mbetur të lënduar, por sipas informacioneve fillestare ata janë jashtë rrezikut për jetë. “Rreth orës kemi pranuar informatë për një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova” saktësisht në Duhël – drejtimi për Prishtinë.

Të përfshirë në aksident janë një kamion dhe dy vetura, ndërsa raportohet për 7 persona të lënduar, për momentin jashtë rrezikut për jetë”, ka njoftuar policia. /KP

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha