Në Gjykatën e Prishtinës sot, më , ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit Adnan Bujupi, hetues në Policinë e Kosovës, i cili ngarkohet me veprën penale – keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar Adnan Bujupi po akuzohet se si personi zyrtar, hetues në Policinë e Kosovës – Drejtoria për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar, ka vepruar në kundërshtim me ligjin pasi ai një personi për një çështje penale i kishte sekuestruar tre telefona dhe gjësende personale dhe nuk e kishte njoftuar prokuroren e rastit fare.
Kurse, kur është mbajtur seanca dëgjimore ndaj të kërkuarit, i akuzuari Bujupi ia ka kthyer gjësendet personale edhe pse Republika e Shqipërisë i kishte kërkuar përmes PSRK-së. Me të filluar seanca, kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Gent Beka, bëri të ditur se para fillimit të seancës kishte pranuar kërkesë nga mbrojtja e të akuzuarit për mbylljen e seancës deri në përfundimin e saj.
Prokurori i rastit, Besnik Jakupi, e ka konsideruar kërkesën e mbrojtjes të të akuzuarit si të pabazuar dhe ka kërkoi refuzimin e saj. “Konsideroj se kërkesa është e pabazuar pasi që as në kërkesë mbrojtësi nuk ka specifikuar në mënyrë decizive se çka mund të zbulohet si sekret zyrtar.
Tutje, në kërkesë ka shtuar se në këtë shqyrtim gjyqësor do të propozohen dëshmitarë nga AKI, mirëpo për këtë ende nuk janë propozuar e as nga ana e Gjykatës, prandaj propozoj që të refuzohet si kërkesë dhe shqyrtimi gjyqësor të vazhdojë i hapur, përjashtimisht nëse Gjykata vlerëson për ndonjë pjesë të shqyrtimit gjyqësor të jetë e mbyllur për publikun, atëherë për çdo rast do e japim përgjigjen” – ka thënë ndër të tjera prokurori Besnik Jakupi.
Në anën tjerët, avokati mbrojtës i të akuzuarit Adnan Bujupi, Shpend Lushaku, ka kërkuar që të aprovohet ky propozim dhe të refuzohet propozimi i Prokurorisë.
“…për shkak të natyrës së punës së të pandehurit, dhe se besojnë se në këtë shqyrtim gjyqësor kemi të bëjmë me fshehtësi zyrtare të lëndës së tij, ne besojmë se do propozohen dhe aprovohen dëshmitarë dhe zyrtarë nga AKI” – tha avokati Lushaku. Lidhur me këtë propozim, trupi gjykues ka marrë aktvendim refuzues.
“Refuzohet propozimi që ky shqyrtim gjyqësor të jetë i mbyllur deri në përfundim, pasi që Gjykata vlerëson se interesi i publikut në raport me veprat penale të natyrës së tillë mbivalon interesat personale, dhe në të njëjtën kohë, tani për tani mbrojtja nuk ka bërë të besuara në asnjë provë se cila do të jetë çështje e sigurisë kombëtare që i nevojitet fshehtësi apo fshehtësi zyrtare, si dhe në raport me pikën 1.4 të propozimit, përkatësisht dëshmitarëve, meqenëse të njëjtit do të deklarohen në raport me objektin e akuzës.
Ndërsa nëse në të ardhmen do të ketë propozime konkrete për dëshmitarë të caktuar, varësisht nga rrethanat në të cilat do të propozohen, Gjykata bazuar në propozimet e ardhshme mund të vendosë ndryshe nga ky aktvendim. Shqyrtimi gjyqësor është i hapur për publikun.” – tha kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Gent Beka.
I pyetur nga trupi gjykues se a ndihet fajtor për veprën penale që i ngarkohet, i akuzuari Adnan Bujupi tha se ndihet plotësisht i pafajshëm. Fjalën hyrëse për këtë shqyrtim gjyqësor mbrojtja e të akuzuarit e ka dorëzuar me shkrim.
Kurse, në anën tjetër, Prokuroria në fjalën hyrëse tha se konsiderojnë se aktakuza e datës mbështetet në prova të mjaftueshme, e përmes të cilave dëshmohet se veprimet e të akuzuarit në fakt përbëjnë vepër penale.
“Aktakuza e ngritur ndaj të pandehurit Adnan Bujupi konsiderojmë se është e mbështetur në prova të mjaftueshme dhe të ligjshme të cilat janë të propozuara në aktakuzë, e të cilat do të administrohen në shqyrtim gjyqësor, e në rastin e administrimit të tyre Prokuroria konsideron se pa mëdyshje do të vërtetohet se në veprimet e të pandehurit janë manifestuar të gjitha elementet e veprës penale të përshkruara si në dispozitiv të aktakuzës” – tha prokurori Besnik Jakupi.
Në seancën e sotme parashihej që të merreshin në pyetje pesë (5) dëshmitarët N.S., T.E., A.J., F.E., dhe B.P., por kjo nuk arriti as të fillonte pasi që avokati kryesor i të pandehurit Adnan Bujupi, Naim Rudari, nuk ishte prezent në seancë.
Me kërkesë të mbrojtjes së të akuzuarit, Gjykata duke marrë parasysh interesin për mbrojtje efikase për të pandehurin, e ka ndërprerë seancën, duke e shtyrë atë për në gusht dhe shtator. Ky rast po gjykohet nga trupi gjykues i përbërë nga kryetari Gent Beka, si dhe anëtarët Ertan Sejfulla dhe Agim Kuçi. Çka thot dosja e Prokurorisë për këtë rast?
Sipas aktakuzës së datës i pandehuri Adnan Bujupi po akuzohet se në cilësinë e personit zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i ka tejkaluar kompetencat e tij duke mos i përmbushur detyrat zyrtare me qëllim që të përfitojë për personin tjetër tani të kërkuarin A.L. dhe t`i shkaktojë dëm autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Policinë, Kodin e Procedurës Penale dhe Ligjin për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në çështjet penale.
Në aktakuzë thuhet se i pandehuri Bujupi më rreth orës , duke vepruar në cilësinë e personit zyrtar, hetues në Policinë e Kosovës, Drejtoria për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar Policor “ILECU”, njësia “Fast”, me rastin e zbatimit të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë, kundër personit të kërkuar A.L. me qëllim të ekstradimit nga shteti kërkues dhe pasi Njësia ‘Fast’, kishte arritur që të arrestojë të kërkuarin i pandehuri Bujupi ishte ngarkuar që të zhvillojë procedurën policore.
Tutje, në aktakuzë thuhet se i njëjti me atë rast ia kishte sekuestruar tre telefona dhe gjësendet personale personit të arrestuar, mirëpo nuk e kishte njoftuar prokuroren speciale Merita Bina-Rugova (e ngarkuar me rastin), lidhur me sekuestrimin e telefonave, edhe pse një udhëzim të tillë e kishte marrë edhe nga udhëheqësi i tij, Nysret Sahiti.
Tutje, në dosjen e Prokurorisë thuhet se në ditën kur është mbajtur seanca dëgjimore ndaj të kërkuarit, i akuzuari Bujupi pa u konsultuar me prokuroren e çështjes ia kthen telefonat personit të kërkuar, edhe pse telefonat i kishin kërkuar autoritet e Republikës së Shqipërisë përmes PSRK-së.
Sipas aktakuzës me këto veprime i pandehuri Adnan Bujupi po akuzohet se ka kryer veprën penale – keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.
