Publikohet lista preliminare e të vrarëve dhe të zhdukurve në luftë

0%

Shpërndaje në: Është lansuar raporti i Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), i cili përmban listën preliminare të personave të vrarë, të zhdukur me dhunë dhe personave të vdekur si pasojë e luftës në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se për periudhën nga 1 janari 1998 deri më , janë dokumentuar gjithsej 12.230 viktima të Luftës në Kosovë, ndërsa ka shtuar se raporti do të përditësohet me të dhënat e reja që do të pranojë Instituti. “Nuk ka drejtësi pa të vërtetën, nuk ka shërim pa drejtësi, dhe nuk ka qëndrueshmëri pa kujtesë.

Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë së bashku. Raporti përfaqëson njerëz jetë, familje dhe histori të cilët nuk mund të reduktohen në numra, por që shteti ynë ka detyrim t’i dokumentojë me saktësi dinjitet dhe përgjegjësi”, ka thënë ai në ngjarjen e lansimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha