Etno Fest do t’i kushtojë një mbrëmje të veçantë ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushës. Më 7 gusht, në skenën e festivalit në Kukaj, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë një koncert që nderon trashëgiminë artistike të “Bilbilit të Kosovës”.
Në këtë mbrëmje do të performojnë sopranoja Arta Jashari, kitaristi Astrit Stafa dhe pianistja Pranvera Hoxha, të cilët do të interpretojnë këngë të përzgjedhura nga repertori i pasur i Nexhmije Pagarushës në një formacion intim dhe origjinal.
Organizatorët e përshkruajnë koncertin si një takim mes kujtesës, elegancës dhe fuqisë së muzikës që vazhdon të jetojë ndër breza, duke sjellë në skenë disa prej krijimeve më të dashura të artistes legjendare.
