Nis gjyqi ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhi: Komunikimet janë

0%

Nis gjyqi ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit, të cilët janë të dy të pranishëm në seancë. I pranishëm edhe njëri nga prokurorët e çështjes, Sotir Kllapi, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. Sakaq mësohet se Monika Kryemadhi vazhdon më kundërshtimet. Kryemadhi: E kemi lënë në faqen 46 të akuzës.

Jam e detyruar të bëj një analizë shkencore, ku akuza bën interpretime të ndryshme. Nga komunikimi rezulton vetëm kjo fjali: “U firmos dhe u shpërnda te të gjithë ministrat.” Shatku thotë: “Urime.” Sipas akuzës, ky SMS që u shpërnda tek të gjithë ministrat quhet provë. Por kjo gjë nuk u miratua, atëherë akuza nuk duhet të ekzistojë.

Ky debat nuk ishte mbi favorizimin e Unifi, siç pretendon akuza, por për kompetencat. Mesazhi i 11 prillit nuk përmban urdhër politik. Përkundrazi, akuza ka shkëputur vetëm një pjesë. Ka komplet nxjerrje nga konteksti. Në 19 qershor, Shatku çon SMS: “Ke folur gjë me Ëngjëllin?” Shatku bën një pyetje. A kishte përgjigje nga unë? Se në telefonin tim janë disa Ëngjëlla.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

A ka kryer hetim akuza se kush është Ëngjëlli dhe a ka folur Kryemadhi me të? Akuza pretendon se më vonë Ëngjëll Zeqo më nis raport. Më tej, akuza i referohet komunikimeve mes Shatkut dhe Darien Faber. Kryemadhi: Të gjithë thonë: “Të kishim shkopin magjik”, po faktikisht shkopin magjik e kishin ca të tjerë.

Dokumentet mbështesin tezën se Ardian Shatku e ndiqte vetë komunikimin me investitorët. Kryemadhi: Askund nuk rezulton një mesazh: “Bëje se do të jap para, bëje se të shkarkova, bëje se të vrava.”

Burimi: Bota Sot