Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar përmes platformës elektronike për prokurimin publik në Kosovë, “ E-prokurimi ”, për dhënien e Kontratës e cila ka të bëjë me blerjen e teksteve shkollore për nxënësit e diasporës për vitin shkollor 2026-2027. Kontrata përfshin furnizimin me tekste për nivelin e parë, të dytë dhe të tretë, si dhe Abetaren dhe Fletoren e Punës.
“Blerja e teksteve shkollore për nxënësit e Diasporës për nivelin e parë (I), të dytë (II) dhe të nivelit të tretë (III), përfshirë Abetaren me Fletore Pune për vitin shkollor 2026 2027”-thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Sipas të dhënave të tenderit pritet të blihen: -Abetare dhe Abetare Pune, 3,027 pako; -Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare (Niveli 1) dhe Fletore Pune – Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare (Niveli 1) 3,017 pako; -Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare ( Niveli 2) dhe Fletore Pune – Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare (Niveli 2) 2,127 pako; -Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare (Niveli 3) dhe Fletore Pune – Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare (Niveli 3) 1,817 pako.
Kjo kontratë furnizimi u zhvillua përmes procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët. Vlera e parashikuar e kontratës është 120,000 euro. Sipas njoftimit, kontrata i është dhënë Operatorit Ekonomik “Dukagjini” Sh.p.k. me vlerë të përgjithshme 103,169.48 euro.
Më , Ministria e Arsimit ka hapur edhe aplikimin për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9) në Kosovë. Sipas Ministrisë, aplikimi bëhet përmes platformës “eKosova” dhe do të jetë i hapur deri më . Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit/aplikuesit.
Njoftimin e plotë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës e keni këtu .
