Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar konsumatorët e fshatrave të Rekës së Keqe se rezultatet e fundit të analizave kimiko-fizike dhe mikrobiologjike kanë konfirmuar se uji nga rrjeti i ujësjellësit i plotëson standardet për ujë të pijshëm. Sipas njoftimit të kompanisë, uji mund të përdoret pa kufizime për pije dhe për të gjitha nevojat e përditshme.
KRU “Gjakova” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin, durimin dhe bashkëpunimin gjatë periudhës së verifikimit të cilësisë së ujit. Pas reshjeve dhe përmbytjeve, KRU “Gjakova” ndalon përdorimin e ujit për pije në Rekën e Keqe Nga kompania kanë theksuar se monitorimi i cilësisë së ujit do të vazhdojë në përputhje me standardet dhe procedurat përkatëse.
