Kounde kërkohet nga klubi i madh i Premier League-s

0%

Klubi anglez, Tottenham Hotspur raportohet se ka shfaqur interesim serioz për transferimin e Jules Koundes nga Barcelona dhe po përgatit një ofertë prej 65 milionë eurosh për mbrojtësin francez. Sipas “Mundo Deportivo”, klubi londinez e vlerëson shumë profilin e 27-vjeçarit për shkak të aftësisë së tij për të luajtur si mbrojtës i djathtë dhe në qendër të repartit defensiv.

Megjithatë, një transferim aktualisht duket i vështirë, pasi Barcelona e konsideron Kounden një lojtar shumë të rëndësishëm dhe mbështetet tek ai në të dyja pozicionet. Tottenham po e monitoron nga afër situatën e francezit, veçanërisht për shkak të pasigurisë rreth të ardhmes së Cristian Romero dhe Djed Spence në skuadër.

Kounde, i cili aktualisht po shijon pushimet pas një paraqitjeje të mirë me Francën në Kupën e Botës, ka kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2030. Edhe pse mbrojtësi është i kënaqur në “Camp Nou”, një ofertë më e madhe financiare nga Premier League mund ta bëjë atë të rishqyrtojë të ardhmen e tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tottenham mbetet në garë për shërbimet e tij, por Barcelona nuk ka dhënë sinjale se është e gatshme të heqë dorë nga një prej lojtarëve më të rëndësishëm të mbrojtjes së saj.

Burimi: Bota Sot