Shpërndaje në: Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, caktoi 19 shtatorin si afat për 211 federatat nacionale anëtare të FIFA-s që të pranojnë ofertën e vetme prej 20 milionë dollarësh, si pjesë e një projekti për të shitur aksione të Kupës së Botës tek investitorët privatë.
Dega prej 20 miliardë dollarësh e FIFA-s, e financuar nga vëllai i Jared Kushner, u kritikua ashpër nga organizata ndërkombëtare të futbollit. Kjo shënon përpjekjen e fundit të Infantinos për t’u lidhur me njerëz të afërt të Donald Trumpit.
Ai krijoi çmim të paqes të FIFA-s të cilin ia dha Trumpit, lejojë presidentin amerikan të ndërhyjë në dënimin e lojtarit të SHBA-së, Folarin Balogun, dhe tani po angazhohet për të përfshirë firmën e investimeve të Joshua Kushner në një marrëveshje pronësie 12-vjeçare me organin jofitimprurës të futbollit me seli në Zvicër, shkruan AP.
Infantino përcaktoi “mundësinë që vjen një herë dhe unike të financimit” në një letër që jep detaje pse dëshiron të krijojë degën prej 20 miliardë dollarësh – 20 për qind e së cilës do të jetë në pronësi të investitorëve privatë. Kjo degë do të drejtonte gart dhe ngjarjet e FIFA-s, si Kupa e Botës dhe Botërori i klubeve.
“Është detyrë dhe përgjegjësia ime si president i FIFA-s t’ju paraqes juve, anëtarëve tanë, mundësi të tilla që ndryshojnë lojën”, ka shkruar Infantino në letër.
Edhe Futboll Infantino konfirmon se Irani do të jetë në Botëror Propozimi i zbuluar të martën dhe i mbështetur nga firma e investimeve “Thrive Capital” e Joshua Kushner, u prit me zemërim të menjëhershëm nga ish-kolegët e Infantinos në UEFA, të cilët thanë se Kupa e Botës nuk është në shitje.
Një opsion i hapur për futbollin evropian është kërcënimi me bojkot të garave të FIFA-s, një taktikë e përdorur në vitin 2021 kur opozita e udhëhequr nga UEFA ndihmoi në ndalimin e planit të Infantinos për të organizuar Kupën e Botës çdo dy vjet.
Plani i kapitalit privat të FIFA-s është projekti i fundit ambicioz i propozuar gjatë presidencës 11-vjeçare të Infantinos, gjatë të cilës periudhë ai është dukur gjithnjë e më shumë si udhëheqës ekzekutiv që vepron pa u konsultuar me palët tjera të përfshira në futboll.
Planet e mëparshme përfshijnë krijimin e Çmimit për Paqen, që iu dha Trumpit, dhe përpjekjen për të shtyrë përpara një plan sekret të kapitalit privat prej 25 miliardë dollarësh në vitin 2018 për të krijuar gara të reja dhe më të mëdha për meshkuj. Ai plan ishte kundërshtuar nga UEFA.
Shqetësimet në lidhje me planin më të fundit dhe deri të martën sekret, u shprehën të mërkurën nga organet kontinentale të futbollit për Azinë dhe Amerikën e Jugut, të njohur si CONCACAF. “Jemi thellësisht të shqetësuar nga mungesa e një procesi të rregullt ligjor”, tha CONCACAF në një deklaratë.
Edhe Futboll 2 mar 2026 Infantino thotë se lojtarët do të përjashtohen nëse e mbulojnë gojën gjatë përplasjeve me kundërshtarë Konfederata Aziatike e Futbollit tha se “ishte e zhgënjyer që një çështje me rëndësi të tillë hyri në domenin publik para se familjes aziatike t’i jepej mundësua ta shqyrtonte dhe ta diskutonte”.
Organizatat kontinentale, që organizojnë garat e tyre për klube dhe përfaqësuese, pritet të shohin kërcënime për garat e tyre nga përpjekja e FIFA-s për të rritur të ardhurat dhe vlerën për investitorët, duke organizuar më shpesh Botërorin dhe po ashtu shtimin e ekipeve.
Grupi i Klubeve Evropiane të Futbollit, që ka 850 anëtarë dhe është organ me ndikim, ka thënë se ka mësuar për projektin vetëm pasi ai u bë publik. Nëse dega e FIFA-s, e njohur si “Forward Enterprise” miratohet nga shumica e 211 anëtarëve, federatave nacionale u premtohen nga 20 milionë dollarë financim nga cikli katërvjeçar i lidhur me Kupën e Botës 2030.
Nëse plani refuzohet, federatat nacionale do të marrin nga 10 milionë dollarë gjatë katër vjetëve të ardhshme, para që janë premtuar më herët. Edhe Futboll 19 jan 2026 Presidenti i FIFA-s dënon sjelljen e lojtarëve të Senegalit Nëse kalon projekti, federatat nacionale marrin 86 milionë dollarë gjatë 12 vjetëve, shkruan AP.
Nëse propozimi për kapital privat refuzohet, federatat nacionale do të marrin nga 36 milionë dollarë gjatë kësaj periudhe. Pasi secili vend e ka nga një votë, shtetet me futboll të fuqishëm mund të mbivotohen lehtësisht nga vendet që rrallë luajnë ndeshje të nivelit të lartë.
