Grabiti 10 euro nga një i mitur në Rahovec, arrestohet i dyshuari

0%

Një person është arrestuar në Rahovec, pasi dyshohet se i ka grabitur 10 euro një të mituri. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës në fshatin Bellacërkë. Viktima, një i mitur, ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit te i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar 10 eurot e grabitura, si dhe një veturë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet.

Burimi: Telegrafi