FIFA sjell revolucion në futboll –miraton versionin e ri të VAR-it

0%

Një version i ri i teknologjisë VAR pritet të aplikohet në futbollin evropian, pasi ka marrë dritën jeshile nga FIFA. Edhe pse sistemi VAR tashmë është bërë pjesë e rëndësishme e futbollit modern dhe përdoret në shumë gara ndërkombëtare, ai vazhdon të jetë objekt diskutimesh për mënyrën e funksionimit dhe ndikimin që ka në vendimet e gjyqtarëve.

VAR-i është i pranishëm në ligat më prestigjioze evropiane, por së shpejti një variant i ri i tij do të përdoret në kampionatin elitar të Uellsit, Cymru Premier , nga Federata e Futbollit e Uellsit.

Duke nisur nga sezoni 2026/27 , në këtë ligë do të aplikohet sistemi “VAR Light” , i cili konsiderohet një version më i thjeshtuar i teknologjisë aktuale VAR që përdoret në kompeticione të ndryshme në botë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe ky sistem do të ketë të njëjtin qëllim kryesor: korrigjimin e gabimeve të dukshme dhe ndërhyrjen në situatat kur gjyqtari kryesor nuk ka arritur ta vërejë një incident të rëndësishëm gjatë aksionit. Sikurse VAR-i tradicional, edhe VAR Light do të funksionojë me gjyqtarë të vendosur në dhomën e kontrollit në stadium, të cilët do të monitorojnë çdo ndeshje.

Megjithatë, ndryshimi më i madh lidhet me numrin e kamerave. Ky sistem do të përdorë vetëm katër kamera – dy prej tyre në vijën e mesit të fushës dhe nga një në secilën zonë të penalltisë.

VAR Light do të ketë kompetencë të ndërhyjë vetëm në disa raste specifike: për golat dhe golat e anuluar, situatat në zonën e rreptësisë, kartonët e kuq direkt, rastet kur jepet gabimisht një karton i dytë i verdhë dhe gabimet në identifikimin e lojtarit të ndëshkuar.

Ky sistem nuk do të përdoret për vendimet e zakonshme me karton të verdhë, përveç rasteve kur një situatë mund të ndryshojë në karton të kuq. Po ashtu, nuk do të ketë përdorim të vijave teknologjike për rastet e diskutueshme të pozicionit jashtë loje, por vetëm për ato raste ku shkelja është e qartë.

Edhe për teknologjinë e vijës së portës do të ketë kufizime, pasi VAR Light nuk do të ndërhyjë në situata të paqarta. Nëse një incident nuk mund të identifikohet qartë nga pamjet e kamerave në dispozicion, ai nuk do të rishikohet. “VAR Light nuk është krijuar për të rishqyrtuar të gjithë ndeshjen apo për të zëvendësuar gjyqtarin.

Roli i gjyqtarit të VAR-it është vetëm të japë rekomandime, ndërsa vendimi final mbetet gjithmonë në duart e arbitrit kryesor, i cili e merr pasi ta ketë parë situatën në monitorin pranë fushës”, thuhet në njoftimin zyrtar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com