Dumfries flet për eksperiencën e re te Reali dhe për trajnerin

0%

Denzel Dumfries ka mbërri përfundimisht në Real Madrid. Mbrojtësi i djathtë holandez e ka kaluar ditën e parë të stërvitjeve me shokët e rinj nën urdhrat e Jose Mourinhos, i cili do të jetë trajner i tij në tre sezonet e ardhshëm. Ish-futbollisti i Interit ka zbuluar se është pritur shumë mirë në ambientin madrilen gjatë kontakteve dhe vlerësimeve të bëra, shkruan “Tuttomercatoweb”,.

“Jam ndier shumë mirë i mirëpritur. Disa lojtarë nuk kanë ardhur ende sepse janë në pushime pas Botërorit, por ata që ishin këtu më kanë pritur krahëhapur: stafi teknik, trajneri… Real Madridi është një klub i madh dhe është normale që emri i tij të përmendet gjithmonë kur flitet për lojtarë të nivelit të lartë”, k a thënë Dumfries. “Pas stërvitjes së parë po ndihem mjaft mirë.

Pas pushimeve, jam i lumtur që fillova. Është një nder të jesh këtu. Struktura e stadiumit është e jashtëzakonshme. Po më ndihmojnë që ta di se ku gjenden gjërat. Jam mjaft krenar që jam këtu, që jam pjesë e këtij klubi. Fillimi shkoi shumë mirë”, vazhdoi ai. Futbollisti i palodhshëm e i pandalshëm e ka dhënë vlerësimin e tij edhe për trajnerin e ri që do ta ketë në Madrid.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Mourinho është një trajner i madh, me një karrierë të jashtëzakonshme. Ai ka fituar shumë dhe i ka treguar vlerat e tij në klubet më të mëdha. E kemi një ekip dhe një trajner të madh. Është fantastike të punoj dhe të mësoj nga ta”, përfundoi Dumfries.

Burimi: Bota Sot