Aksion kundër shmangies së tatimit në Ferizaj, inspektohen 32

0%

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Ferizaj ka zhvilluar të martën një aksion të gjerë në kuadër të luftimit të shmangies së tatimit, informalitetit dhe shkeljeve të tjera ligjore që lidhen me marrëdhëniet e punës.

Sipas njoftimit zyrtar, aksioni është realizuar me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me institucionet e tjera ligjzbatuese. Gjatë kontrollit të zhvilluar nga ora deri në janë inspektuar gjithsej 32 auto-parkingje në qytetin e Ferizajt. Sipas autoriteteve, gjatë inspektimeve janë evidentuar shkelje të ndryshme të kryera nga pronarët e bizneseve.

Inspektorët kanë përpiluar procesverbale për të gjitha gjetjet e konstatuara, ndërsa është bërë e ditur se në vazhdim do të ndërmerren veprimet procedurale në përputhje me kompetencat ligjore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot