Zjarret në Spanjë, kryeministri Sánchez: Po shohim dritë në fund të

0%

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka deklaruar se vendi po sheh shenja përmirësimi në luftën kundër zjarreve masive që kanë përfshirë pjesën qendrore dhe perëndimore të territorit. Sipas Sánchez, puna e zjarrfikësve dhe ushtarëve në kushte të vështira ka ndihmuar në frenimin e përhapjes së flakëve.

“Po fillojmë të shohim dritë në fund të tunelit në luftën kundër zjarreve, me të gjitha masat e nevojshme paraprake“, tha kryeministri spanjoll gjatë një konference për shtyp. Zjarret pranë Madridit u përkeqësuan ditët e fundit pasi tre vatra të mëdha u bashkuan në një front të vetëm, i favorizuar nga erërat e forta, lagështia e ulët dhe terreni i vështirë.

Ndryshimi i drejtimit të erës më 25 korrik shkaktoi një përhapje të shpejtë të flakëve dhe krijimin e reve të zjarrit, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e ekipeve në terren.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas Sistemit Europian të Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS), në zonën Navaluenga të provincës Ávila janë djegur rreth 440 mijë hektarë tokë, ku pjesa më e madhe përfshin zona pyjore dhe rreth 77% ndodhet brenda zonave të mbrojtura Natura.

Autoritetet paralajmërojnë se, pavarësisht përmirësimit të situatës, temperaturat e larta dhe kushtet atmosferike vazhdojnë të përbëjnë rrezik për përhapjen e zjarreve.

Burimi: Bota Sot