Zelensky tregoi çka diskutoi me Trumpin – takim pa praninë e mediave

0%

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka cilësuar si “të mirë” takimin me homologun amerikan, Donald Trump në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë. Pas takimit, Zelensky e falënderoi Trumpin për bashkëpunimin në përpjekjet për mbrojtjen e jetëve të ukrainasve dhe arritjen e paqes. “Një takim i mirë me presidentin Trump në Zyrën Ovale.

Faleminderit për gjithçka që po bëjmë së bashku për të mbrojtur jetët e ukrainasve dhe për të arritur paqen”, shkroi ai në platformën X.

Ukraina mund të godasë Moskën me raketa balistike vendase këtë vjeshtë, thotë zhvilluesi Sipas presidentit ukrainas, bisedimet u përqendruan në disa çështje të rëndësishme të mbrojtjes, përfshirë licencat për prodhimin e raketave përgjuese për sistemet amerikane Patriot, iniciativa të reja të mbrojtjes dhe mënyrat për të rifilluar procesin diplomatik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Zelensky gjithashtu shprehu ngushëllime për familjen e senatorit, Lindsey Graham, të cilin e cilësoi “një mik të vërtetë të Ukrainës”. Ekipet e të dy vendeve pritet të vazhdojnë koordinimin për hapat e ardhshëm diplomatikë dhe të sigurisë.

Burimi: Telegrafi