Shpërndaje në: Marc Cucurella e ka mbajtur premtimin që e kishte dhënë para Botërorit. Ai kishte thënë se do të bëjë tatuazh figurën e përzgjedhësit Luis de la Fuente, nëse Spanja shpallet kampione. Dhe mbrojtësi i krahut ka mbajtur premtimin, shkruan Marca. Cucurella ka postuar në rrjete sociale një fotografi me artistin e tatuazheve, ndërsa ka shfaqur dizajnin e ri.
Cucurella ka thënë tashmë se tatuazhi do të jetë i vogël, por në një vend ku do të jetë i dukshëm. Edhe lojtarë të tjerë të Spanjës kanë dhënë premtime për të bërë diçka të veçantë nëse Spanja shpallet kampione.
