Universiteti i Prizrenit pjesë e projektit të financuar nga Komisioni

0%

Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” është bërë pjesë e konsorciumit fitues të projektit KOSMIC – Kosovo Micro-Credentials for Higher Education Innovation in ICT, i cili financohet nga Komisioni Evropian përmes programit Erasmus+ Capacity Building in Higher Education (CBHE).

Sipas njoftimit të këtij institucioni akademik, projekti synon të kontribuojë në modernizimin e arsimit të lartë në Kosovë përmes zhvillimit të ekosistemit të parë kombëtar të mikrokredencialeve në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (ICT).

Përmes këtij projekti pritet të krijohen mundësi të reja për zhvillimin e programeve fleksibile të të nxënit, të përshtatura me kërkesat e tregut të punës dhe me nevojat e sektorit të teknologjisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pjesëmarrja në konsorciumin ndërkombëtar të projektit KOSMIC përbën një hap të rëndësishëm për Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” në drejtim të avancimit të kapaciteteve akademike, forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe promovimit të inovacionit në arsimin e lartë.

Projekti është pjesë e përpjekjeve për të rritur cilësinë dhe konkurrueshmërinë e institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë, duke i afruar ato me standardet dhe praktikat evropiane.

Burimi: Telegrafi