​Sot 104 vjet marrëdhënie diplomatike Shqipëri-SHBA

0%

Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë sot 104-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Marrëdhëniet diplomatike Shqipëri-SHBA u vendosën më , pak muaj pas përfundimit të Konferencës së Paqes në Paris, ku presidenti amerikan Woodrow Wilson mbështeti të drejtën e shqiptarëve për të ruajtur integritetin territorial të vendit.

Këto marrëdhënie u ndërprenë për 52 vjet, gjatë pushtimit italian dhe më pas regjimit komunist, për t’u rivendosur më , pas rrëzimit të sistemit komunist dhe fillimit të tranzicionit demokratik në Shqipëri. Ambasadori i parë amerikan në Tiranë ishte Ulysses Grant Smith, i cili nisi misionin diplomatik më .

Pas rivendosjes së marrëdhënieve në vitin 1991, William Edwin Ryerson u emërua ambasadori i parë i SHBA-së në Shqipëri. Ndërkaq, ambasadori i parë shqiptar në Uashington ishte Faik Konica, i emëruar në këtë detyrë në vitin 1929 nga Mbreti Ahmet Zogu.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Konica konsiderohet një prej figurave më të rëndësishme të diplomacisë dhe kulturës shqiptare, duke luajtur rol të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve. Zyrtari i parë i lartë amerikan që vizitoi Shqipërinë pas rivendosjes së marrëdhënieve ishte sekretari amerikan i Shtetit, James Baker, më .

Vizita e tij në Tiranë u prit nga qindra mijëra qytetarë dhe mbetet një nga ngjarjet më simbolike të fillimit të epokës së re në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara që vizitoi Shqipërinë ishte George W. Bush, më .

Vizita e tij u konsiderua historike dhe konfirmoi partneritetin strategjik mes dy vendeve, ndërsa Shqipëria po përgatitej për anëtarësimin në NATO, që u realizua në vitin 2009. Gjatë më shumë se një shekulli, marrëdhëniet Shqipëri-SHBA janë zhvilluar në fusha të ndryshme, duke përfshirë sigurinë, mbrojtjen, ekonominë, drejtësinë, arsimin dhe zhvillimin demokratik.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë një nga partnerët kryesorë strategjikë të Shqipërisë, duke mbështetur reformat institucionale, integrimin euroatlantik dhe modernizimin e vendit.

Burimi: Bota Sot