SHSKUK: Spitalet e Prizrenit dhe Pejës pajisen me aparate të reja të

0%

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka bërë të ditur se janë shtuar kapacitetet diagnostike në spitalet rajonale të Prizrenit dhe Pejës, ku kanë nisur punën dy aparate 64-shtresore të Tomografisë së Kompjuterizuar (CT).

Sipas SHSKUK-së, aparaturat e reja do të mundësojnë kryerjen e ekzaminimeve të avancuara për një sërë organesh dhe sistemeve të trupit, duke përmirësuar cilësinë e diagnostikimit dhe efikasitetin e shërbimeve për pacientët.

“Aparatet e reja mundësojnë ekzaminime të avancuara të kokës, mushkërive, abdomenit, shtyllës kurrizore dhe enëve të gjakut, me imazhe me rezolucion të lartë dhe kohë më të shkurtër të ekzaminimit”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nga SHSKUK theksojnë se investimi është pjesë e përpjekjeve për fuqizimin e spitaleve rajonale dhe përmirësimin e qasjes së qytetarëve në shërbime shëndetësore cilësore. “Vazhdojmë me fuqizimin e spitaleve rajonale, duke rritur kapacitetet për shërbime sa më cilësore dhe duke shkurtuar kohën e pritjes për pacientët”, thuhet më tej në njoftim.

SHSKUK njëherësh ka shprehur mirënjohje për donatorët që kanë kontribuar në realizimin e këtij projekti. “I falënderojmë donatorët për kontributin e tyre!”, përfundon njoftimi. / Telegrafi / SHSKUK: Spitalet e Prizrenit dhe Pejës pajisen me aparate të reja të tomografisë së kompjuterizuar

Burimi: Telegrafi