Çmimet e derivateve të naftës kanë shënuar sërish rritje në Kosovë, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë (MINT). Sipas çmimeve zyrtare për ditën e sotme, një litër naftë do të kushtojë 1 euro e 73 centë, duke shënuar rritje prej një centi krahasuar me ditën paraprake.
Ndërkohë, benzina do të shitet me çmim maksimal prej 1 euro e 52 centë për litër, ndërsa gazi do të kushtojë 0.60 euro për litër. Rritja e vazhdueshme e çmimeve të derivateve po vazhdon të ndikojë në shpenzimet e qytetarëve dhe bizneseve, ndërsa tregu i karburanteve mbetet i ndikuar nga lëvizjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
