Rita Ora publikon kalendarin e koncerteve të mbetura për verën, këtë

0%

Rita Ora ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram listën e koncerteve që i kanë mbetur për sezonin veror, duke konfirmuar edhe një herë agjendën e ngjeshur që e pret gjatë javëve në vazhdim. ““Disa koncerte kanë mbetur ende këtë verë… kush po vjen?

Merrni biletat tuaja në RitaOra.com”, ka shkruar këngëtarja shqiptaro-britanike, duke publikuar datat e turneut të saj veror.”, ka shkruar këngëtarja shqiptaro-britanike, duke publikuar datat e turneut të saj veror. Meqenëse koncertet në Austri dhe Finlandë tashmë kanë përfunduar me sukses, ndalesa e radhës për Ritën do të jetë Maqedonia e Veriut.

Artistja me famë botërore do të ngjitet në skenë këtë të shtunë, më 1 gusht, në kuadër të Ohrid Summer Festival, ku do të mbajë një koncert të organizuar nga Pragma Music në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe pse interesi për koncertin ka qenë i madh, adhuruesit e këngëtares ende kanë mundësinë të sigurojnë biletat dhe të bëhen pjesë e mbrëmjes muzikore, duke i blerë ato përmes këtij LINKU .

Rita Ora njihet për performancat e saj energjike, produksionin spektakolar dhe komunikimin e afërt me publikun, ndaj edhe këtë herë pritet të dhurojë një spektakël të vërtetë për fansat që do të mblidhen në Ohër.

Pas koncertit në Maqedoninë e Veriut, artistja do të vazhdojë turneun e saj veror me paraqitje në Poloni dhe Republikën Çeke, duke përmbyllur kështu një sezon të suksesshëm koncertesh nëpër Evropë.

Burimi: Telegrafi