Pritjet për dalje nga Kosova në disa pika kufitare kanë arritur deri në një orë, sipas të dhënave të fundit të publikuara për fluksin në kufi. Kolona më e gjatë është regjistruar në pikën kufitare Muçibabë , ku për dalje të automjeteve pritjet arrijnë deri në 60 minuta , ndërsa kolona është rreth 500 metra .
Në pikën kufitare Dheu i Bardhë , pritjet për hyrje arrijnë deri në 30 minuta , me kolonë prej rreth 500 metrash , bëhet e ditur në përditësimin e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, përcjell Sinjali. Edhe në Hanin e Elezit ka pritje, ku automjetet përballen me rreth 15 minuta pritje si në hyrje ashtu edhe në dalje, ndërsa kolonat janë rreth 100 metra .
Në pikat tjera kufitare situata paraqitet më e qetë, me pritje kryesisht nga 3 deri në 5 minuta dhe pa kolona të theksuara. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
