E ardhmja e Neymarit te Santosi është sërish e mbuluar nga pasiguritë. Pavarësisht rikthimit të tij në klubin ku u formua si futbollist dhe dygolëshit që e shënoi së fundmi, marrëdhëniet mes palëve janë tensionuar dhe vazhdimësia e sulmuesit brazilian nuk është më e sigurt.
Sipas raportimeve nga Brazili, mes drejtuesve të Santosit dhe përfaqësuesve të Neymarit ekzistojnë mosmarrëveshje për disa çështje kontraktuale dhe ekonomike, ndërsa edhe klima e krijuar pas polemikave të fundit nuk ka ndihmuar në qetësimin e situatës. Edhe pse kontrata e Neymarit është e vlefshme deri në fund të vitit 2026, e ardhmja e tij mbetet pezull.
Sulmuesi pritet të zhvillojë bisedime me klubin në javët në vijim për të vendosur nëse do ta vazhdojë aventurën te Santosi apo do ta kërkojë një sfidë të re.
Për momentin, as klubi dhe as lojtari nuk e kanë marrë një vendim përfundimtar, ndërsa tifozët presin ta mësojnë nëse idhulli i tyre do të vazhdojë ta mbajë fanellën e Santosit apo do të largohet sërish nga klubi ku e kishte nisur karrierën.
