Ministri francez në KFOR: Forca shumëkombëshe, simbol i mbështetjes

0%

Ministri francez për Evropën, Benjamin Haddad ka zhvilluar sot një vizitë në KFOR. Haddad i cili po qëndron për vizitë në vendin tonë ka shkruar rreth kësaj vizite në llogarinë e tij në X. Shpreha mirënjohjen time për ushtarët tanë francezë të vendosur në Kosovë.

Kjo forcë e armatosur shumëkombëshe është shembull i mbështetjes evropiane për stabilitetin rajonal”, tha ministri francez, transmeton Klankosova.tv. Haddad njëherësh në këtë platformë ka njoftuar edhe rreth takimeve që zhvilloi të hënën me përfaqësues të partive politike në Kosovë.

Burimi: Bota Sot