Madison Beer dhe Justin Herbert fejohen, çifti konfirmon lajmin e

0%

Këngëtarja e njohur amerikane Madison Beer dhe ylli i NFL-së Justin Herbert janë fejuar. Çifti ka ndarë me fansat momentin romantik të propozimit përmes një postimi të përbashkët në Instagram. Madison Beer publikoi disa fotografi nga ky moment i veçantë, ndërsa krahas tyre shkroi: “Takoni të fejuarin tim” (“meet my fiancé”), duke konfirmuar kështu hapin e ri në lidhjen e tyre.

Lajmet për romancën mes këngëtares dhe quarterback-ut të NFL-së nisën të qarkullojnë në gusht të vitit të kaluar, kur Justin Herbert u pa në setin e një fotosesioni në Los Angeles, ku ndodhej edhe Madison Beer.

Justin Herbert dhe Madison Beer Që prej atëherë, dyshja ka ruajtur një profil relativisht të ulët për jetën private, duke ndarë vetëm herë pas here momente nga marrëdhënia e tyre me ndjekësit. Fejesa e tyre ka ngjallur reagime të shumta nga fansat, të cilët kanë uruar çiftin për këtë kapitull të ri në jetën e tyre. Justin Herbert dhe Madison Beer

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot