Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Kompania “Wayfarer Studios”, në pronësi të aktorit Justin Baldoni, është urdhëruar nga një gjykatë në New York t’i paguajë 171,616.20 dollarë gazetës “The New York Times”, pasi padi për shpifje e ngritur kundër saj u hodh poshtë, ka shkruar People.
Vendimi u mor nga gjyqtari Gerald Lebovits, i cili ka konstatuar se padia e kompanisë nuk kishte “bazë të mjaftueshme faktike dhe ligjore” dhe se artikulli i gazetës trajtonte një çështje me interes publik.
Padia lidhej me hulumtimin e “The New York Times”, të publikuar në muajin dhjetor të vitit 2024 me titull “We Can Bury Anyone: Inside a Hollywood Smear Machine”, ku trajtoheshin akuzat e aktores Blake Lively për ngacmim seksual dhe hakmarrje në vendin e punës ndaj Baldonit dhe personave të tjerë të përfshirë në filmin “It Ends With Us”. “Jemi shumë të kënaqur me vendimin e gjykatës.
Ligji anti-SLAPP është krijuar pikërisht për të parandaluar padi të pabazuara që synojnë të heshtin median”, thuhet në reagimin e “The New York Times” pas vendimit të gjykatës.
Gjykata ka refuzuar gjithashtu kërkesën e “Wayfarer Studios” për pezullimin e çështjes në pritje të një apeli, duke theksuar se marrëveshja e arritur mes palëve në muajin maj të këtij viti, përfshinte heqjen dorë nga e drejta e apelimit.
Fillimisht, “The New York Times” kishte kërkuar rreth 181 mijë dollarë për shpenzimet ligjore, por gjykata e uli shumën në 171,616.20 dollarë, duke përjashtuar disa kosto që nuk i konsideroi të rimbursueshme.
Edhe Showbiz Lively e kompania e Baldonit arrijnë marrëveshje dy javë para gjyqit Lively kishte paditur Baldonin, “Wayfarer Studios” dhe të tjerët në fund të vitit 2024 për ngacmim seksual dhe hakmarrje gjatë xhirimeve të filmt “It Ends With Us”.
Baldoni i mohoi akuzat dhe ngriti kundërpadi ndaj Livelyt, bashkëshortit të saj, aktorit, Ryan Reynolds, publicistes Leslie Sloane dhe “The New York Times”. Të gjitha këto pretendime u rrëzuan më vonë, ndërsa në muajin maj 2026 palët arritën një marrëveshje përfundimtare jashtë gjykatës.
