Amorim: Leao mbetet pjesë e Milanit

0%

Shpërndaje në: Trajneri i ri i Milanit, Ruben Amorim, ka folur për spekulimet rreth të ardhmes së Rafael Leaos, duke theksuar se sulmuesi portugez mbetet pjesë e skuadrës për edicionin e ri. Në konferencë për shtyp, Amorim deklaroi se Leao vazhdon të jetë lojtar i Milanit dhe se llogaritet për projektin që ai ka me kuqezinjtë.

“Do të bisedoj me Rafaelin, me Gonçalo Ramosin, me Saelemaekersin dhe me të gjithë lojtarët që kthehen nga Kupa e Botës për t’ua shpjeguar qartë se çfarë synojmë të bëjmë. Ata tashmë e dinë se çfarë do të thotë të luash për një klub si Milani. E di që po flitet shumë për disa prej lojtarëve tanë, por ata mbeten lojtarët tanë derisa të ndryshojë diçka.

Synimi ynë është ta përgatisim skuadrën sa më mirë për ndeshjen e parë të sezonit dhe i gjithë fokusi ynë është te kjo”, ka thënë portugezi Amorim. 41-vjeçari foli edhe për filozofinë e tij të punës, duke theksuar se dëshiron ta ndërtojë Milanin përmes një projekti afatgjatë, ku një rol të rëndësishëm do ta kenë futbollistët e rinj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Duam të marrim disa rreziqe duke u besuar disa lojtarëve të rinj dhe ta rindërtojmë skuadrën. Mund të thuhet se ky është një rrezik edhe për trajnerin, por unë do të preferoja ta merrja këtë rrezik dhe të ndihesha i motivuar nga një sfidë e re”.

Burimi: Koha