Kancelari Merz fut ish-futbollisten e suksesshme në kabinet

0%

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz ka surprizuar sot me ndryshimin e bërë në kabinetin e tij pasi mësohet se shumë shpejt do të emërojë një ish-futbolliste në postin e Ministres së Shtetit të për Sportin dhe Vullnetarizmin.

Sipas “Handelsblatt” Nadine Keßler do të pasojë Christiane Schenderlein, e cila u spostua në Ministrinë Federale të Shëndetësisë. 38-vjeçarja është njëra prej sportisteve më të njohura në Gjermani pasi fitoi si lojtare Kupën e Europës në 2013-ën ndërsa tre vite më vonë mbylli karrierën për shkak të një dëmtimi të rëndë që pësoi në gju.

Detyra e re e Keßler ende nuk është zyrtarizuar pasi ajo në fillim duhet që të largohet nga UEFA ku shërben si drejtoreshë e Futbollit të Femrave.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot