Italia nis epokën e re! Prezantohet trajneri Mancini e drejtori i ri

0%

Roberto Mancini është zyrtarisht trajneri i ri i Italisë. Pas largimit të Gennaro Gattusos, Federata Italiane e Futbollit ia ka besuar “frerët” e kombëtares teknikut të njohur 61-vjeçar. Mancini do të ketë në duart e tij projektin për Euro 2028 si dhe misionin kryesor, kualifikimi në Botërorin 2030, kompeticion në të cilin Italia mungon prej vitit 2014.

Pas aventurës me Al-Sadd, 61-vjeçari zgjodhi përsëri përfaqësuesen e Italisë. Me këta të fundit, Mancini ka fituar Euro 2020 në vitin 2021. Gjithashtu ka ardhur edhe prezantimi i drejtorit teknik Claudio Ranieri, që merr vendin e Paolo Maldinit, i cili dha dorëheqjen pas 10 ditësh në atë post.

Burimi: Bota Sot