I pandehur nga SPAK për korrupsion aktiv në zgjedhje, kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, është pyetur këtë të martë si dëshmitar në procesin gjyqësor që zhvillohet ndaj tij.
Gazetarja Anila Hoxha raporton se, para gjykatës, Shkreli mohoi akuzat, duke deklaruar se nuk ka premtuar apo ofruar përfitime në këmbim të votës dhe se komunikimet e përgjuara nga SPAK lidhen me zgjidhjen e problematikave të qytetarëve dhe organizimin e një takimi elektoral, e jo me ndikimin e zgjedhësve. “Nuk kam ofruar dhe premtuar asgjë në këmbim të votës.
Fshati Stajkë kishte problematikë që në vitin 2019 me energjinë elektrike, unë çdo ditë bëj telefonata për problematikat e banorëve, unë mund të jem e sot në përgjim, dje mora një drejtor tjetër se kishte problem me dritat në një fshat tjetër, marr edhe drejtorin e spitalit kur ka problematikë e më vijnë ankesa, mesazhi që prokuroria thotë “jepi zjarr” është që unë kam kërkuar që në takimin elektoral që ishte lënë të kishte brohoritje, ovacione, jo të kem kërkuar vota apo t’kem ofruar të mira materiale apo vende pune.”, u shpreh ai.
