Drita me vështirësi kalon tutje në Ligën e Konferencës

0%

Shpërndaje në: Inkuadrimi i Raddy Ovoukës në minutën e 60-të doli të ishte i qëlluar nga trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani. Ovouka ishte vendimtar në fitoren e Dritës 2:1 të martën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Me fitoren 2:1 ndaj ekipit të Maltës, Florianas, Drita kaloi në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Ovouka asistoi për golin e barazimit në minutën e 87-të dhe në fillim të vazhdimit të parë, nga topi i tij u realizua autogol për 2:1, rezultat me të cilin përfundoi takimi i luajtur të martën mbrëma para një numri të vogël shikuesish. Në raundin e tretë kualifikues të garës së tretë të UEFA-s për nga niveli, Drita do të përballet kundër Tre Fiorit të San Marinos.

Ndeshja e parë luhet më 6 gusht në San Marino. Edhe Futboll 27 kor 2026 Drita e mobilizuar për kalim tutje në Ligën e Konferencës Koha e rregullt përfundoi baras 1:1. Madje, golin e barazimit, Drita e shënoi në minutën e 87-të, pas shumë rasteve të humbura. Drita e barazoi rezultatin në minutën e 87-të nëpërmjet Jorgo Pëllumbit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në minutën e 40-të mysafirët nga Malta shënuan golin e epërsisë 1:0. Paul Mbong shënoi supergol pasi u lirua nga mbrojtësit e Dritës. Ndeshja e parë e zhvilluar javën e kaluar në Maltë kishte përfunduar baras 1:1. Edhe Futboll 11 dhj 2025 Drita e pëson humbjen e parë Rron Broja është kthyer te Drita pas një kohë të gjatë. Ai i mungoi kampiones së Kosovës shkaku i lëndimit.

Edicionin e kaluar, gjilanasit kishin rrugëtim të suksesshëm në Evropë. Arritën deri në plejofin e fazës nokaut të Ligës së Konferencës.

Burimi: Koha