Drita me mision kualifikimin në Ligën e Konferencës, pret Florianën

0%

Drita zhvillon sonte (e martë) ndeshjen e kthimit ndaj Florianas, në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Skuadra gjilanase synon kalimin në raundin e tretë pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Maltë, ku rezultati mund të kishte qenë më pozitiv për Dritën, duke marrë parasysh rastet e krijuara gjatë 90 minutave.

Gjilanasit kishin kaluar në epërsi në minutat shtesë me golin e Liridon Balajt, por Floriana arriti të barazojë në minutën e 102-të, në një ndeshje të zgjatur për shkak të problemeve me energjinë elektrike në stadium. Tashmë vendimi për kualifikimin merret në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Drita kërkon të shfrytëzojë përparësinë e terrenit vendas dhe përkrahjen e tifozëve.

Skuadra kosovare pritet të kërkojë një paraqitje të ngjashme me atë në Maltë, por me më shumë efikasitet para portës, pasi rastet e humbura në ndeshjen e parë ishin një nga arsyet që përballja përfundoi pa fitues.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Drita synon të vazhdojë rrugëtimin evropian dhe të sigurojë një përballje në raundin e tretë kualifikues, ku në rast kalimi ndaj Florianas do të përballet me Tre Fiorin nga San Marino. Ndeshja zhvillohet sonte nga ora në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi