“Do të arrestohet”, Pacolli reagon ashpër ndaj deklaratës së Besnik

0%

Biznismeni Behgjet Pacolli ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke akuzuar gazetarin Vebi Kajtazi dhe avokatin Besnik Berisha për publikim të lajmeve të pavërteta dhe shpifëse ndaj tij Pacolli tha se pretendimet se ai dhe vëllai i tij po hetoheshin nga Prokuroria e Tiranës kanë qenë tërësisht të pavërteta, duke i cilësuar si “gënjeshtra” dhe “spekulime” me qëllim dëmtimin e reputacionit të tij dhe familjes.

Ai kritikoi edhe deklaratën e Besnik Berishës në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku, sipas Pacollit, u tha se ai “do të arrestohet”, duke e cilësuar këtë si një deklaratë të papërgjegjshme, joetike dhe në kundërshtim me parimin e prezumimit të pafajësisë. Reagimi në Facebook: Per Vebi Kajtazin dhe Besnik Berishen…

Është përgjegjësi morale, etike dhe profesionale e çdo gazetari që informon opinionin publik të verifikojë faktet dhe të mos publikojë informacione të pavërteta, spekulime apo akuza të pabazuara.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në rastin tim, portali Paparaci, i drejtuar nga Vebi Kajtazi, dhe portali Sinjali, Besnik Berisha, kanë publikuar në të gjitha publikimet e fundit lajme shpifëse dhe pretendime të cilat nuk kanë rezultuar asnjëherë të vërteta. Ndër to ishte edhe gënjeshtra e tyre apo pretendimi se unë dhe vëllai im po hetoheshim nga Prokuroria e Tiranës.

Ky pretendim ka qenë i pavërtetë, ishte vetëm shpifje dhe gënjeshtër. Gjatë gjithë kësaj periudhe, këto portale kanë vazhduar të ndërtojnë narrativa të bazuara në spekulime dhe gënjeshtra ne formë të akuzave me tendencë që të cenojnë reputacionin tim dhe të familjes sime.

Madje, Besnik Berisha, në cilësinë e tij si Kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës, në emisionin “Të Paekspozuarit”, shkoi edhe më tej.

Ai deklaroi publikisht se “Behgjet Pacolli do të arrestohet”, duke e paraqitur këtë si një përfundim të sigurt, e jo si një opinion apo analizë. (Ju lutem dëgjojeni deklaratën nga minuta 15 e emisionit.) https://youtu.be/z23OtIp_4i8?si=7ouRmcfoTCnmf5dW Sa dashakeqëse, sa e poshtër, sa e papërgjegjshme dhe sa joetike ishte një deklaratë e tillë, veçanërisht kur vjen nga një avokat që drejton institucionin më të lartë përfaqësues të avokatëve në Kosovë.

Nga një profesionist i së drejtës pritet respektim i prezumimit të pafajësisë, i fakteve dhe i standardeve më të larta etike, e jo paragjykim publik apo deklarata që mund të ndikojnë në perceptimin e opinionit publik. Ky nuk është standardi që qytetarët presin nga media dhe as nga përfaqësuesit e profesioneve të lira.

Është një praktikë që dëmton besimin në drejtësi, në gazetari dhe në vetë shtetin e së drejtës.

Burimi: Bota Sot