Shpirt rebel

0%

Shpirti i tij shpeshherë është rebeluar, ka protestuar, ka debatuar, padrejtësitë i ka luftuar. Është përflakur, është përgjakur, i uritur e i etur ka mbetur, hapin e kohës duke e ndjekur. Është paragjykuar, është shigjetuar, por asnjëherë s’është gjunjëzuar. As nuk është blerë e as shitur, as nuk ka tradhtuar. Çdoherë duke qenë vetvetja, në amshim ka kaluar.

Me fjalën shpatë, me syrin pishë, prangat dhe errësirën i shndërroi në liri dhe dritë. Mbase në botën e përjetshme do të prehet në qetësi; s’do ta trazojnë më lugetër e gojëkëqij. Arif Ejupi Gjenevë,

Burimi: Bota Sot