Gazeta Sinjali ka raportuar dje se Halim Ramadan Sopaj, i cili ishte zhdukur që nga 5 tetori 2025, dyshohej se ishte gjetur pa shenja jete pas disa muajsh kërkimesh. Sot, Policia e Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se më , në një zonë malore afër fshatit Shkozë të Malishevës, janë gjetur disa mbetje mortore, për të cilat dyshohej se i përkisnin personit me inicialet H.S.
Ekskluzive | Gjendet pa shenja jete një person nga Malisheva, ishte i zhdukur që nga tetori Sopaj, nga fshati Janqishtë i Komunës së Malishevës, ishte raportuar i zhdukur që nga mëngjesi i 5 tetorit 2025. Familjarët kishin kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij, pasi ai ishte larguar nga shtëpia rreth orës dhe prej asaj kohe nuk dihej asgjë për vendndodhjen e tij.
Sipas Policisë, Drejtoria Rajonale në Gjakovë, në bashkëpunim me institucionet e tjera përkatëse, kishte zhvilluar operacione të njëpasnjëshme kërkim-shpëtimi, por pa arritur ta lokalizonte. Mbetjet mortore të gjetura janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa sot Policia është njoftuar zyrtarisht se analizat kanë përfunduar.
Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, mbetjet mortore u janë dorëzuar familjarëve për procedurat e mëtejshme. Rrethanat që kanë çuar deri te vdekja e tij mbeten ende të paqarta, ndërsa organet kompetente pritet të vazhdojnë me hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
Zhduket një 60-vjeçar në Malishevë, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
