Philadelphia 76ers prezanton Lebron James dhe numrin e tij

0%

LeBron James do të veshë numrin 23 me Philadelphia 76ers, tha ekipi të hënën teksa njoftoi zyrtarisht nënshkrimin e shënuesit më të mirë të të gjitha kohërave në NBA. Sixers postuan në rrjetet sociale foton e fanellës blu të James në dollap së bashku me një kurorë si shenjë për nofkën “King James”. Marrëveshja e LeBron me Sixers raportohet për 2 vjet, 8 milionë dollarë.

Sixers njoftuan të hënën se ai do të veshë numrin 23. Numri 23 ishte i lirë, pasi lojtari që e veshi sezonin e kaluar, gardiani Tyrese Martin, nënshkroi kontratë njëvjeçare me FC Barcelona Bàsquet. James, 41 vjeç, vjen pas 8 sezoneve me Lakers dhe ka mesatare karriere prej 26.8 pikë, 7.5 kërcime dhe 7.4 asistime për ndeshje gjatë 23 sezoneve.

Ai është i vetmi lojtar në histori me të paktën 10,000 pikë, 10,000 kërcime dhe 10,000 asiste. Tifozët u dyndën për të blerë fanella pas njoftimit të 24 korrikut se Mbreti do të vinte në Philadelphia me kontratë dyvjeçare prej 8 milionë dollarësh. Nëse e fiton titullin, James do të bëhet lojtari i parë që fiton kampionate me 4 skuadra të ndryshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot