Nënshkruhet kontrata për trajtimin e qenve endacakë në Mitrovicë

0%

Kryetari i Komunës Faton Peci ka njoftuar se është nënshkruar kontrata për trajtimin e qenve endacakë, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për adresimin e një prej shqetësimeve kryesore të qytetarëve. Sipas njoftimit të kryetarit Peci, ky problem i cili për një kohë të gjatë ka qenë shqetësim për banorët, tashmë pritet të marrë zgjidhje përmes masave konkrete.

“Një prej problemeve kryesore që ka prekur qytetarët, e që me të drejtë ka qenë shqetësim i qytetarëve, sot po merr kahjen e duhur”, ka shkruar Peci. Ai ka theksuar se realizimi i kësaj kontrate do të kontribuojë në rritjen e sigurisë së qytetarëve, ndërsa qentë endacakë do të trajtohen në përputhje me standardet e përcaktuara.

“Qytetarët do të jenë më të sigurt dhe qentë do të marrin trajtimin e duhur”, ka shkruar kryetari i komunës. Ky projekt synon të adresojë një problem të vazhdueshëm në komunitet, duke krijuar kushte më të sigurta për qytetarët dhe trajtim më të mirë për kafshët endacake.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi